Lajme

Lushtaku e mohon se i plagosi dy policë në Skenderaj


Ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, e ka mohuar se i ka plagosur dy zyrtarë policorë në Skenderaj të shtunën pas mesnate.

“Ka ndodhë një telashe, as nuk e kam plagos unë kë, as nuk e kanë plagos vëllezërit, as djemtë. Polici e ka plagosur policin. As nuk kemi përdorë armë na, e them me përgjegjësi të plotë. Mbetet të raporton edhe policia. Unë e kam dhënë deklaratën, unë jam i gatshëm me tregu çka ka qenë. Polici ua ka drejtuar armën vëllezërve, ka ndodhë përleshja”, tha Lushtaku për Kallxo.com.

“Unë e kam dhënë deklaratën time, policin nuk e kemi plagos na. Më vjen keq çfarë ka ndodhë, por kjo është e vërteta, nuk kemi plagos askënd, nuk kemi përdorë armë”, shtoi ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, dy policë janë plagosur në Skenderaj të shtunën pas mesnatës në një pikë kontrolli, por janë jashtë rrezikut për jetë.

“Me datë 02.07.2022, rreth orës 23:55, është raportuar se në Skenderaj gjatë një pike të kontrollit janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri është i plagosur me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se të dy zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore