Lajme

43 mijë ushtarë rusë të vrarë, mijëra tanke e qindra avionë të shkatërruar, pretendon Ukraina


Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket arritjeve të tyre në frontin e luftës dhe sipas pretendimeve, arritjet janë të mëdha.

Që prej fillimit të agresionit rus më 24 shkurt, sipas autoriteteve ukrainase, 43 mijë e 200 ushtarë rusë janë vrarë. Vetëm në 24 orët e fundit, fatalitetin e kanë gjetur 200 rusë.

Në tërësi, 1 mijë e 849 tanke janë shkatërruar, së bashku me 4 mijë e 108 mjete të tjera tokësore, transportuese apo furnizuese.

Avionë luftarakë të rrëzuar dhe helikopterë, janë përkatësisht 233 dhe 193.

Sistemet e artilerisë të asgjesuara ndërkaq, shkojnë në kuotën e 975, me 261 raketahedhës të shtuar këtu.

Fat të zi sipas ukrainasve, kanë parë edhe sistemet anti-raketore ruse, prej të cilëve 136 janë neutralizuar.

Sa i përket pajisjeve të transportit dhe furnizimit me karburant, mbi 3 mijë mjete janë shkrumbuar.

Teksa pas, nuk mbeten as anijet e luftës, ku 15 janë fundosur. Mes tyre, edhe gjigandi i Detit të Zi, Moskva – një prej luftanijeve më të mëdha të prodhimit rus.

Këto shifra mbeten gjithesi pretendime të Kievit dhe nuk janë faktuar nga ente të pavarura apo media ndërkombëtare.

Raporti gjithsesi duket i ngjashëm me atë të Departamentit britanik të Mbrojtjes, mbi të gjitha për numrin e ushtarëve rusë të neutralizuar.

Ndërsa, mbi shifrat e vdekejeve nga fronti i Ukrainës, ende nuk janë të publikuara të dhëna përmbajtësore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore