Shqipëria

‘41 sekrete’ e Blushit rrëmben çmimin ‘Lumo Skëndo’


Vepra më e mirë në lëmin e publicistikës dhe eseistikes është “41 sekrete” nga Ben Blushi, i cili ka rrëmbyer çmimin “Lumo Skëndo” për vitin 2022.

Në finale kanë shkuar dhe autorët e tjerë Aleksandër Çipa, Eleni Laperi, Evarist Beqiri e Mero Baze, por duket se ishte libri i Ben Blushit ai që ka “rrëmbyer” vëmendjen dhe zemrat e lexuesit.

Juria e përbërë nga Belina Budini, Uran Butka, Teuta Toska, Ardit Bido dhe Monika Stafa kanë vlerësuar veprën e Blushit më së shumti ndër të tjerat.

Përmes një postimi në median sociale Facebook, një urim e ka bërë edhe ministrja shqiptare e Kulturës, Elva Margariti, e cila i ka uruar të gjithë pjesëmarrësit, e mbi të gjitha fituesin e çmimit, Blushit.

E pranishme në ceremoni ka qenë edhe autorja e njohur shqiptare dhe profesoresha e filozofisë pranë London School of Economics, Lea Ypi, e cila vitin e shkuar ka qenë fituese e çmimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore