Jetesë & Stil

40 vjet nga fejesa e princ Charles dhe princeshë Dianës


40 vite më parë Princi Charles dhe Diana Spencer (e cila më vonë u bë e njohur në të gjithë botën si Princesha Diana) njoftuan se do të martoheshin. Pas një serë lidhjesh dashurie që princi Charls kishte, vendosi të martohej me princeshë Dianën në vitin 1981.

Nga kjo martesë lindën dy djem, William në 1982 dhe Harry në 1984.

Disa njerëz ende e fajësojnë, për fundin e martesës, princin Charles. Akuza ishte lidhja e tij jashtëmartesore me Camilla Parker Baulls, e cila tashmë është gruaja e tij.

Diana dhe Charles u ndanë në vitin 1992. Vetëm një vit më vonë Diana vdiq në një aksident me makinë se bashku me te dashurin e saj në Paris.

Princi William ishte 15 vjeç kur Diana vdiq, ndërsa Harry ishte vetëm 12 vjeç.

Charles u martua me Camilla-n, e cila tani është Dukesha e Cornwall-it. Ceremonia u mbajt në prej 9 Prillit të 2005 në një ceremoni civile.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore