Muzikë

40 vite nga vdekja e Bob Marley


Kanë kaluar katër dekada që nga vdekja e ikonës së muzikës Reggae, dhe idollit kulturor xhamaikan, Bob Marley.

Megjithatë Bob Marley ende jeton si një zë i të privuarve, frymës së protestës të këngëve të tij si: “One Love”, “Redemption Song” dhe “I Shot The Sheriff”, për ti përmenduar disa.

Këngët e Bob Marley përbëjnë një trashëgimi e cila vetëm i’a ka rritur famën që nga vdekja e tij.

Ai është quajtur një vizionar dhe një artist revolucionar, i cili la pas një trashëgimi që jeton edhe sot.

Bob Marley dhe flamuri xhamajkan janë emblematikët e “komunitetit të marihuanës”.

Studentë të kolegjeve anembanë botës varnin posterat e Bob Marlyet në dhomat e tyre të konviktit.

Festivalet që festojnë trashëgiminë e tij me pankarta të Marleyt duke tymosur dhe adhuruesit e muzikës Reggae e lavdërojnë atë në mënyrën rastafariane duke veshur rroba tradicionale dhe duke tymosur duhan “ganja”.

Një gjë është e ditur nga dëgjuesit e muzikës së Bob Marleyt, që marihuana për të nuk ishte thjesht një bimë që duhej tymosur, për të qetësuar apo zbrazur mendjen, Por ajo kishte një vlerë gjysmë-religjioze!

Por çfarë ndodhi me ikonën e Reggae-s në vitet e fundit të jetës së tij?

Në atë që do dëshmonte se ishte koncerti i fundit i jetës së tij, “Ylli reggae kishte shumicën e dëgjuesve të tij në këmbë dhe në pëllëmbë të dorës” shkruan Robert Palmer, kritik i muzikës në një artikull të New York Times-it.

Vetëm disa ditë pas shfaqjeve të tij triumfuese në New York City, Bob Marley u rrëzua teksa vraponte në Central Park dhe më vonë mori një diagnozë.

Një rritje kancerogjene në një dëmtim të vjetër të futbollit në gishtin e tij të madh. U zbulua se kanceri ishte përhapur në trurin, mëlçinë dhe mushkëritë e Marley-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore