Lajme

40 prej 112 shteteve, seksualisht të rrezikshme për gratë gazetare


Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Reporterët pa Kufij (Reporters without Border) kanë botuar një raport të titulluar ‘Taksa e Seksizmit në gazetari’ që zbulon shkallën e rreziqeve të dhunës seksiste dhe seksuale për gratë gazetare dhe ndikimin e saj në gazetari.

Gazetaria mund të jetë një profesion i rrezikshëm në përgjithësi, por shpesh është dyfish më i rrezikshëm për gratë, për shkak të rrezikut të dhunës seksiste dhe seksuale ndaj së cilës ato janë të ekspozuara.

Nga 112 vendet ku gazetarët zhvilluan anketimin, 40 prej tyre u identifikuan si të rrezikshme ose si shumë të rrezikshme për gratë gazetare.

Sipas Gazetarëve pa kufij (RSF), rreziqet nuk mund të gjenden vetëm duke bërë raportime tradicionale në terren. Gratë gazetare gjithashtu hasin rrezik në fushat e reja të raportimit virtual, në internet dhe media sociale, madje edhe në vendet ku ato duhet të mbrohen, përfshirë redaksitë e tyre.

Tre vjet pasi RSF publikoi një raport mbi vështirësitë për gazetarët – meshkuj dhe femra – që mbulojnë të drejtat e grave, hetimi i tij i ri bazohet në një analizë të përgjigjeve ndaj një pyetësori që iu dërgua të gjithë korrespondentëve të saj në të gjithë botën dhe gazetarëve të specializuar në çështjet gjinore.

Rezultatet –  Konfirmojnë tendencat e zbuluara tashmë nga stafi i RSF, përfshirë faktin që Interneti tani është bërë vendi më i rrezikshëm për gratë gazetare sipas 73% e të anketuarve.

Rana Ayyub, një kolumniste dhe reportere hulumtuese e njohur e nacionalitetit indian është njëra nga gazetaret e cila përballet me këtë problem autoritet për këtë problem, duke marrë kërcënime të vazhdueshme në mediat sociale, të tipit përdhunues e po ashtu edhe kanosje me vdekje.

Pas Internetit, është vendi i punës ku shumica e të anketuarve (58%) identifikuan vendndodhjen “e kryerjes së dhunës seksiste”.

Ky perceptim është përforcuar nga përhapja e lëvizjes #MeToo në të gjithë botën dhe gratë gazetare kanë guximin të denoncojnë sulmet seksuale ose ngacmimet seksuale në vende të tilla si Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe India.

Sofie Linde, drejtuese e një emisioni shumë të njohur televiziv në Danimarkë, tregoi ajo kishte qenë viktimë e ngacmimit seksual nga një zyrtar i lartë i transmetimit publik. Ky veprim krijoi një “tërmet” mediatik në vendin ku ajo punon dhe jeton. 

Luftë e shumë anshme

“Ne kemi një detyrim të ngutshëm për të mbrojtur gazetarinë me të gjitha forcat tona kundër rreziqeve të shumta që e kërcënojnë atë, pjesë e të cilave janë ngacmimi dhe sulmet me bazë gjinore dhe seksuale,” thotë sekretari i përgjithshëm i RSF, Christophe Deloire.

“Është e paimagjinueshme që gratë gazetare duhet të durojnë dyfishin e rrezikut dhe duhet të mbrojnë veten në një front tjetër, kjo është një luftë e shumë anshme pasi ekziston si jashtë, ashtu edhe brenda redaksisë”, thuhet më tej në raportin e publikuar.

Midis grave gazetare, ato që specializohen në mbulimin e të drejtave të grave, sportit ose politikës janë veçanërisht të ekspozuara ndaj dhunës.

Nouf Abdulaziz al-Jerawi, është një gazetare arabe e cila u torturua, pasi iu nënshtrua goditjeve elektrike dhe keqtrajtimit seksual gjatë ndalimit pasi u arrestua për denoncimin e sistemit jo të barabartë mashkullor, që gratë e tjera në Arabinë Saudite e durojnë akoma.

Një rast tjetër vjen nga Brazili, ku gazetarja Patricia Campos Mello, pagoi shtrenjtë për hetimin e përdorimit të fondeve të paligjshme dhe për “dezinformimin” e mediave sociale gjatë fushatës zgjedhore presidenciale të Jair Bolsonaro në vitin 2018.

Ajo iu nënshtrua një fushate të ngacmimit kibernetik jashtëzakonisht të dhunshme, pasi presidenti dhe djemtë e tij e akuzuan atë se me gjasë ajo i ka “nxjerrë” këto informacione në këmbim të favoreve seksuale.

Gjithashtu, në Brazil, 50 gra gazetare të specializuara në mbulimin e sportit filluan lëvizjen #DeixaElaTrabalhar (‘Le Të Punojë’) për të denoncuar frekuencën me të cilën puthen me forcë nga mbështetësit e ekipit ndërsa sigurojnë mbulim të drejtpërdrejtë të ngjarjeve sportive.

Në Francë, gati 40 gazetare gra që punojnë për të përditshmen sportive franceze L’Equipe, lëshuan një deklaratë të përbashkët duke dënuar ngacmimin ndaj të cilit gazetaret femra janë nënshtruar brenda departamenteve të sporteve të mediave të lajmeve.

Raporti i RSF gjithashtu shqyrton ndikimin e kësaj dhune në gazetari dhe faktin sesi trauma shpesh përfundon duke ulur viktimat e saj në heshtje dhe duke zvogëluar pluralizmin brenda mediave.

Sipas RSF, kjo dhunë ka shkaktuar stres, ankth dhe frikë, dhe mund të nxisë gratë gazetare të mbyllin llogaritë e tyre të mediave sociale përkohësisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore