Shqipëria

4 humbje jete, 853 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri dhe mbi 500 të shëruar


Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar katër humbje jete nga coronavirus-i në Shqipëri, dhe kanë rezultuar pozitivë 853 persona.

Gjatë kësaj dite është parë një rënie e rasteve të reja në vendin tonë, në krahasim me një ditë më parë.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 103 pacientë, ku 16 prej tyre janë në gjendje të rënduar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 526 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 134 mijë e 802 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, kanë humbur jetën 2 mijë e 505 qytetarë. Janë kryer mbi 1.5 milionë testime totale dhe 5 mijë e 637 testime ditore.

Aktualisht janë 10 mijë e 915 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bёrё apel qytetarëve për t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit që po ofrojnë shërbimin kudo në vend.

Apeli i MSHMS-së erdhi pas identifikimit të variantit Delta dhe në Shqipëri, i cili sipas ekspertëve është më ngjitës dhe më lehtë i transmetueshëm.

Fushata e vaksinimit

Që prej datës 1 gusht ka nisur fushata e vaksinimit masiv. Kj do të zgjasë dhe për muajin shtator.

Kjo nismë i parapriu asaj tё datës 19-25 korrik, nё tё cilën u vendos një javë e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç.

E gjitha kjo ka ardhur në kuadër të fushatës “Shqipëria Buzëqesh”.

Deri më tani, Shqipëria ka vaksinuar mbi 1.4 milionë qytetarë.

Po ashtu, mbi 603 mijë të tjerë kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.

Aktualisht, Shqipëria administron rreth 1.9 milionë vaksina. Vaksinat e përdorura janë: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore