Shqipëria

4.7% rritje e pagës mesatare bruto nga tremujori i dytë i vitit të kaluar


Një raport i fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT) del në përfundimin se gjatë tremujorit të dytë të vitit 2021, paga mesatare bruto për një të punësuar me pagë është 56 mijë e 710 lekë, duke u rritur me 4.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri (lekë)

Për sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit, kjo pagë rezulton të jetë 2.13 herë më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grup-aktivitetin Bujqësi, pyje dhe peshkim është 36.7 për qind më e ulët.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, paga mesatare bruto për grup-aktivitetin e Tregtisë, transportit, aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, ka rritjen më të madhe prej 9.2 për qind.

Kurse rritjen më të vogël e ka grup-aktiviteti i Aktiviteteve të pasurive të paluajtshme, Aktiviteteve shkencore, profesionale dhe teknike, Aktiviteteve të shërbimeve administrative dhe mbështetëse prej 0.7 për qind.

Paga mesatare mujore bruto sipas aktiviteteve ekonomike (lekë)

Gjatë tremujorit të dytë 2021, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar në grup-profesionin e Manaxherëve është 74.3 për qind më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupin e Punëtorëve (Profesione elementare) është 38.7 për qind më e ulët.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, paga për grup-profesionin e Punëtorëve (Profesione elementare) ka rritjen më të madhe prej 8.9 për qind, ndërsa për grup-profesionin e Nëpunësve ka një rritje më të vogël prej 0.6 për qind.

Paga mesatare mujore bruto sipas grup-profesioneve

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore