Kosova

341 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim.

Brenda 24 orëve, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar se janë regjistruar 341 raste pozitive.

Numri i të infektuarve vjen nga 1 mijë e 165 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 64 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 1 mijë e 521.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 78 persona.

Numri i personave të vaksinuar me dozën e parë arrin në 903 mijë e 523, kurse numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 823 mijë e 818.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur përmes një komunikate se për 15 ditë, numri i rasteve aktive është 11-fishuar.

MSH-ja, ka sqaruar se rritja ka ndikuar që edhe të ketë të shtrirë me COVID-19 në spitale, ani pse tash e një kohë nuk ka pasur të shtrirë në spitale e QKUK-së me Coronavirus.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore