Përballje

34 për qind e tifozëve mendojnë se Kosova do ta fitojë ndeshjen kundër Spanjës


Kombëtarja e Kosovës sot (e mërkurë) zhvillon ndeshjen e dytë të fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022” kundër Spanjës në stadiumin “La Cartuja” të Sevillas.

Faqja zyrtare e UEFA-s, sikur në çdo lojë, edhe për ndeshjen Spanjë – Kosovë ka publikuar një sondazh me pyetjen se kush do ta fitojë ndeshjen.

E në këtë sondazh 59 për qind e tifozëve votuan për Spanjën që do ta fitojë ndeshjen, 34 për qind e tyre votuan për fitoren e Kosovës dhe shtatë për qind mendojnë se ndeshja do të përfundojë në barazim.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore