Përballje

31 pikët e Harden ndihmojnë 76ers të barazojë serinë kundër Heat


James Harden ndihmoi Philadelphia 76ers të barazojnë serinë gjysmëfinale të Konferencës Lindore të NBA kundër Miami në 2-2 me një fitore me rezultat 116-108.

Harden shënoi 31 pikë në atë që bashkëlojtari Danny Green e përshkroi si një paraqitje “të pabesueshme”.

Joel Embiid i Philadelphias vazhdoi të lë përshtypje kur u kthye nga një dëmtim në sy dhe tronditje.

Dallas Mavericks gjithashtu barazuan serinë e tyre në 2-2 kundër Phoenix Suns me një fitore me rezultat 111-101.

Ishte një fitore e dytë në shtëpi për Mavericks në play-off të Konferencës Perëndimore dhe ata udhëtojnë në Phoenix për ndeshjen e pestë të martën, kur Sixers luajnë në Miami.

Në Philadelphia, Embiid – i cili luajti me një maskë mbrojtëse, shënoi 24 pikë.

Embiid bëri përshtypje që në fillim me 15 pikë në çerekun e parë, Harden e shtyu ritmin më vonë në lojë.

Miami e kishte shkurtuar epërsinë e Philadelphia-s në pesë në çerekun e katërt, kur Harden shpërtheu për të siguruar fitoren.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore