Përballje

Superliga e Kosovës/ Dy ndeshje, zero gola


Dy ndeshjet e para të ditës së dielë kanë përfunduar me rezultat identik.

Në Istog dhe në Lipjan, asnjë gol nuk është shënuar me skuadrat që kanë barazuar 0-0.

Dukagjini ishte nikoçire e Llapit, kurse Ulpiana ishte pritëse e Feronikelit.

Në ndeshjen Dukagjini – Llapi, mundësitë ishin të shumta, por rruga e rrjetës.

Llapi, skuadra që zakonisht shënonte shumë në ndeshjet e fundit, nuk arriti që të gjejë golin përballë Dukagjinit.

Kështu, ata edhe humbën dy pikë të vlefshme duke dështuar që të përfitojnë nga takimi i Prishtinës me Dritën që po zhvillohet aktualisht.

Llapi me këtë barazim, vazhdon të mbetet e katërta, me 26 pikë.

Edhe Dukagjini mbete aty ku ishte, me 17 pikë tani në vendin e parafundit.

Edhe ndeshja tjetër përfundoi me rezultat 0-0.

Ulpiana ishte vendase e Feronikelit që ka humbur shtatë ndeshjet e fundit.

Kjo ndeshje ishte pa mundësi të mira shënimi dhe përfundoi ashtu edhe siç nisi.

Me këtë barazim, Ulpiana barazohet me pikë me Malishevën, me nga 18.

Feronikeli mbetet e fundit, me 11 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore