Futboll

300 gola, 27 vjeç – Lukaku barazon Ronaldo-n


Me dy golat e djeshëm kundër Lazio-s, Romelu Lukaku kapi CR7 në krye të klasifikimit të golashënuesve të Seria A me 16 gola. Dhe jo vetëm kaq: ai kapi kuotën e 300 golave të shënuar në karrierë. Në këtë rast bëhet fjalë për një barazim të dyfishtë, sepse këtë shifër golash në moshën 27 vjeçare e ka arritur veç tij edhe Cristiano Ronaldo. Por përmbi të dy është vetëm Lionel Messi, i cili e ka kapur këtë shifër në moshën 25 vjeçare.

Një renditje 300 golësh / moshë e disa lojtarëve të mëdhenj ende aktiv:

Lionel Messi: 25 vjeç

Romelu Lukaku: 27 vjeç

Cristiano Ronaldo: 27 vjeç

Robert Lewandowski: 28 vjeç

Luis Suarez: 28 vjeç

Zlatan Ibrahimovic: 31 vjeç

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore