Shqipëria

30 milion euro konçesion kompanisë malteze për kontenierët e portit të Durrësit


Kompania malteze “HILI COMPANY LIMITED”, është shpallur fituese e konçesionit të përpunimit të kontenierëve të portit të Durrësit. Sipas marrëveshjes “HILI COMPANY LIMITED”, do të qëndroj pesë vite dhe do të marrë 30 milionë dollarë për Shërbimin e Menaxhimit dhe Operimit të terminalit të kontejnerëve.

Terminali i kontejnerëve përfshin kalatën 6, me një gjatësi prej 300 metrash linear dhe një sipërfaqe depozitimi 65 mijë m2. Kapaciteti depozitues i terminalit të kontejnerëve është 3 mijë njësi. Për një vit do të përpunohen rreth 150 mijë kontejnerë.

Është bërë me dije se kompania malteze ka 14 aksionerë dhe drejtohet nga tre shtetas maltezë. Selia e saj ndodhet në Maltë.

“HILI COMPANY LIMITED” është gjithashtu aksionere e kompanisë së transportit të kontenierëve “CMA-CGM”, së bashku me kompaninë shqiptare “Pelikan” me të njëjtin funksion. Dy kompanitë do të ndërlidhin punën për transportimin e mallrave.

Në kontratën e mëparshme koncesionari paguante 2% të xhiros vjetore si tarifë ndaj Autoritetit Portual Durrës. Ndërkohë nuk është përcaktuar ende se sa të ardhura do të fitojë shteti shqiptar nga ky shërbim./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore