Tokyo 2020

28 ditë karantinë për sportistët australian pas rikthimit nga Tokyo


Rregullat anti-covid në Australi do të thotë që disa nga sportistët e kthyer nga Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, do të karantinohen për 28 ditë.

Atletët që do të kthehen nga Sydney në shtetin e Australisë së Jugut, do të përballen me dy javë ekstra karantinë.

Komiteti Olimpik i Australisë shkruan: “Deri sa shtetet tjera po festojnë rikthimin e atletëve të tyre, ne po i trajtojmë tonët në mënyrë ‘mizore’ për shkak të pandemisë”.

“Fatkeqësisht, ata po ndëshkohen për shkak se e përfaqësuan Australinë me dinjitet në Tokyo”.

16 përfaqësues të Australisë për momentin po karantinohen në Sydney.

Qeveria e Australisë Jugore shkruan që rreziku i madh që shkakton versioni ‘Delta’, i detyron ata që të marrin masa më të ashpra.

“Jo vetëm që ata janë të vaksinuar me të dy dozat, por po ashtu kanë jetuar në një ambient të mbyllur për dy javë në Tokyo, duke kryer teste çdo ditë”, shkruan shefi ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Australisë, Matt Carroll.

Karantina 28-ditore mund të jetë shumë e keqe për gjendjen e tyre mendore dhe fizike, e Carroll shprehet se ai nuk e kupton pse qeveria nuk e ka marrë për bazë kërkesën e tyre.

Australia ka regjistruar vetëm 37 mijë raste gjatë pandemisë, me më pak se 1 mijë vdekje, shumë më pak se shtetet tjera të mëdha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore