Boterori 2022

23 futbollistët që rrezikojnë gjysmëfinalen eventuale nëse ndëshkohen me të verdhë


Kupa e Botës ka mbërritur në fazën çerekfinale, ku tetë ekipe do të garojnë mes vete për të vazhduar tutje.

Argjentina, Brazili, Portugalia, Kroacia, Franca, Anglia, Holanda dhe Maroku janë kualifikuar në këtë fazë, derisa ndeshjet mes tyre do të zhvillohen të premten dhe të shtunën.

Brazil – Kroaci dhe Argjentinë – Holandë do të zhvillohen të premten, kurse të shtunën do të përballen Maroku me Portugalinë dhe Franca me Anglinë.

Teksa futemi në fazën më interesante të Botërorit, lojtarët duhet të bëjnë kujdes me ndëshkimet, pasi janë plot 23 të tillë që me një karton të verdhë rrezikojnë të mungojnë në gjysmëfinale, nëse ekipet e tyre kualifikohen.

Në këtë aspekt, vetëm Anglia mund të qëndrojë e qetë pasi asnjë prej britanikëve nuk e rrezikon gjysmëfinalen, pasi që deri më tani Anglia ka thyer një rekord në Kupë Bote, ku nuk ka marrë asnjë karton të verdhë.

E vetmja gjë që anglezët duhet të bëjnë kujdes ndaj Francës, është mos të ndëshkohen me karton të kuq.

Ndërkohë, në kombëtaret tjera, ka disa futbollistë të rëndësishëm që janë ndëshkuar me të verdhë dhe po të marrin edhe një në ndeshjet çerekfinale, atëherë rrezikojnë mos të luajnë në gjysmëfinale, gjithmonë nëse ekipet e tyre kualifikohen.

Portugalia, Kroacia dhe Holanda janë kombëtaret që rrezikojnë më së shumti, pasi me kartonë të verdhë kanë emra si: Bruno Fernandes, Joao Felix, Ruben Dias, Modric, Lovren, De Ligt, De Jong, etj.

Më poshtë lista e lojtarëve që mund të humbasin gjysmëfinalen në rast ndëshkimi me karton të verdhë:

Kroacia: Modric, Lovren, Barisic dhe Kovacic.

Brazili: Fred, Bruno Guimaraes dhe Militao.

Franca: Kounde, Tchouameni.

Maroku: Amrabat, Sabiri, Saiss.

Portugalia: Bruno Fernandes, Danilo, Ruben Neves, Joao Felix, Ruben Dias.

Holanda: De Ligt, Ake, Frenkie De Jong, Koopmeiners.

Argjentina: Montiel, Acuna.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore