Përballje

226 ndeshje, vetëm dhjetë kartonë të verdhë, zero të kuq


Raphael Varane përveç se është një ndër mbrojtësit më të mirë në botë, ai është edhe super i disiplinuar në fushë.

Francezi ka zhvilluar 226 ndeshje me Real Madrid në La Liga dhe rekordi i tij është i jashtëzakonshëm.

Ai ndëshkohet një herë në çdo 22.6 ndeshje.

Ka vetëm dhjetë kartonë të verdhë në gjithë këto ndeshje.

Nuk është ndëshkuar asnjëherë me karton të kuq.

Nuk është ndëshkuar në 38 ndeshjet e fundit në La Liga.

Varane është lojtari që kompleton më së shumti ndërhyrje të sakta që nga ardhja e tij në La Liga në vitin 2011, ai kompleton mesatarisht 3.5 ndërhyrje të sakta çdo ndeshje.

Së bashku me Ramos, tash e shumë vite formojnë një prej dysheve më të forta të mbrojtjes në botë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore