Lajme

213 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim.

Brenda 24 orëve, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar se janë regjistruar 213 raste pozitive.

Numri i të infektuarve vjen nga 609 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 35 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 1 mijë e 244.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 95 persona.

Numri i personave të vaksinuar me dozën e parë arrin në 903 mijë e 505, kurse numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 823 mijë e 798.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore