Vende

21-vjeçarja që ka udhëtuar në 196 vende të botës


Pandemia ka çekuilibruar njerëzit që duan të udhëtojnë.

Për t’ju dhënë pak frymëzim, ju prezantojmë me Lexie Alford, e cila në moshën 21-vjeçare ka udhëtuar në 196 vende të botës. Ajo ka vendosur një rekord të ri botëror në librin “Guinness” si personi më i ri në moshë që ka udhëtuar në çdo vend.

“Stili im i udhëtimit përfshin largimin sa më shumë nga kryeqytetet për t’u lidhur më tepër me mjedisin natyror dhe kulturën, në mënyrën më të mirëfilltë të mundshme. Këto vende do të jenë perfekte për ruajtjen e distancës shoqërore dhe është një mënyrë e shkëlqyeshme për të mbështetur ekonominë e zonave të vogla lokale” – është shprehur Lexie për revistën ELLE.

Më poshtë do të gjeni disa rekomandime nga Alford për adhuruesit e udhëtimeve.

Indonezia

“Kur njerëzit mendojnë për Indonezinë, mendja e tyre zakonisht shkon në ishullin më të dëgjuar që është, Bali. Por ajo që unë zbulova në Indonezi, është se ka për të parë shumë tepër se sa ky destinacion tipik. Nga Java tek New Guinea, është e pamundur t’i mbaroni gjithë vendet e reja dhe ka mjaft hapësirë për t’u larguar nga turmat e njerëzve.”

Ekuadori

“Si një adhuruese e zjarrtë e kafshëve të egra, nuk mund të largohesha nga Ekuadori pa një udhëtim në ishujt Galápagos. Ju mund të shihni specie të rralla dhe të shijoni ujin si kristal. Rregullat aty janë të rrepta dhe mirëqënia e jetës së egër vjen në radhë të parë.”

Laos

“I vendosur në mes të disa prej vendeve më të vizituara të Azisë, Tajlandës dhe Vietnamit, qëndron një vend që shpeshherë neglizhohet nga vizitorët. Eksplorimi i kryeqytetit kulturor Luang Prabang, ishte një moment kryesor i udhëtimit tim. Është një vend i përsosur për kayaking dhe për eksplorim ujvarash. Nëse zgjoheni herët, mund të shikoni murgj të veshur me portokalli, të cilët ecin në heshtje dhe marrin lëmoshë nga adhuruesit e tyre.”

Samoa

“Vizita në këtë ishull në jug të Oqeanit Paqësor, do të jetë një nga kujtimet e mia të preferuara. Zgjohesha herët për të vizituar ujëvarat mahnitëse ne xhunglën e dendur, para se të shkonte ndonjë turist tjetër. Nëse doni paqe dhe izolim të mirëfilltë, ky është vendi ideal.”

Egjipti

“Nuk ka asnjë vend tjetër në botë me një histori të ruajtur kaq mirë si Egjipti. Unë e kam vizituar shumë herë dhe sa herë që shkoj mësoj diçka të re. Historia e Egjiptit të lashtë më ka magjepsur që kur isha fëmijë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore