Lajme

21-vjeçarja bëhet kryebashkiakja më e re në historinë e Indisë


Një politikane dhe studente kolegji 21-vjeçare indiane është bërë zyrtarisht kryebashkiakja më e re në historinë e Indisë.

Arya Rajendran fitoi 54 vota nga Këshilli prej 100 anëtarësh në dhjetor dhe tani është kryebashkiakja e Thiruvananthapuram-it, kryeqyteti i Kerala-s..

Rajendran është anëtare i Këshillit të Frontit Demokratik të Majtë (LDF).

LDF-ja është një aleancë e partive të majta, e cila përfshin Partinë Komuniste të Indisë (CPI).

Rajendran do të pasojë ish kryebashkiakun dhe anëtarin e CPI-së, K. Sreekumar.

Si vajza e aktivistëve të CPI-së, K. Rajendran dhe Sreelatha, Rajendran është njohur që në moshë të hershme me politikën.

Ajo ka qënë Presidente e Shtetit për Balasangham, në sektorin e të rinjve për CPI-në.

Kryebashkiakja ka qënë anëtare e komitetit shtetëror për Federatën e Studentëve të Indisë, në sektorin e studentëve të CPI-së.

Një nga përparësitë kryesore të Rajendran si kryebashkiake është të trajtojë problemet e menaxhimit të mbeturinave në qytet./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore