Vende

21 vite nga marrëveshja SHBA-Panama


Dita e sotme, 31 dhjetori, shënon 21 vjetorin e një nga ngjarjeve më historike në Amerikën Latine. Pikërisht në këtë, më 31 dhjetor 1999, nënshkruhet marrëveshja midis SHBA-së dhe Panamasë, ku në bazë të së cilës “Kanali i Panamasë” do të kalonte nën kontrollin e plotë të shtetit panamez.

Kanali i Panamasë lidhë dy oqeanet, Atlantikun dhe Paqësorin, dhe u pa si i nevojshëm ndërtimi i tij për të shkurtuar distancat dhe kostot sigurisht.

Francezet e projektuan dhe kryen punimet e para, por më pas, për shkak të kostove të medha të projektit, kompania franceze pësoi falimentim dhe punimet u ndërprenë.

Inxhinieri francez Filip Zhan Bunau-Varilla, u sugjerojë SHBA-ve që të merrnin përsipër ndërtimin e kanalit që do të lidhte dy oqeanet.

Fillimisht sugjerimi i tij u prit me skepticizëm, por më pas u vendos që SHBA, të investonte për të përfunduar punimet e kanalit. Problemi kryesor që u shfaq ishte se Panamaja, nuk pranoi, pasi ishte akoma nën sundimin e Kolumbisë.

Me ndihmën e SHBA-së, Panamaja arriti të fitoi pavarësinë nga Kolumbia në 1903. Kjo solli që mes SHBA-së dhe Panamasë, të nënshkruhet Traktati Hay-Bunau-Varilla, sipas të cilit SHBA-së i jepej një hapsirë e konsiderueshme, për të ndërtuar kanalin, hapsirë e cila do të ishte gjithmonë nën juridiksionin e SHBA-së.

Në 1904, SHBA filloi ndërtimin e kanalit, pasi bleu dhe asetet e kompanisë franceze, për një shumë rreth 40 milionë dollarë.

Sipas Traktatit me Panamanë, SHBA do u paguante këtyre të fundit edhe 10 milionë dollarë si qira të përherëshme dhe çdo vit nga 250 mijë dollarë, ndërsa 375 milionë dollarë do të hidheshin si investim, në projektin e kanalit.

Forcat punëtore ishin të shumta, ku vetëm shifra e atyre që humbën jetën gjatë ndërtimit të kanalit në total ishte mbi 25 mijë persona, si pasojë e kushteve atomosferike, sëmundjeve tropikale etj.

Kanali i Panamasë përfundoi në 1914, me një gjatësi prej 80 km.

Presidenti i SHBA-ve, Jimmy Carter dhe udhëheqësi i Panamasë, Omar Torrijos, më 7 shtator 1977, nënshkruan marrëveshje sipas të cilave shfuqizoheshin traktatet e mëparëshme, ku SHBA kishte të drejta të plota mbi kontrollin e kanalit.

Pikërisht falë kësaj marrëveshje, më 31 dhjetor 1999, SHBA heqë dorë nga të drejtat e saj mbi Kanalin e Panamasë dhe ja jep këto të drejta vetë shtetit panamez.

Për panamezet, data e fitimit të kontrollit mbi kanalin, ishte si një festë e madhe, ku mijëra qytetarë festuan, për atë që më pasë do të bëhej një nga motorët kryesor të ekonomisë panameze.

Çdo vit në të kalojnë mbi 13 mijë anije të ndryshme. Në vitin 2010, në Kanalin e Panamasë kaloi anija e një miliontë.

Anijet që përshkojnë kanalin, paguajnë një taksë shtetit panamez, në varësi të madhësisë, dhe volumit të ngarkeses.

Taksa më e madhe e paguar për kalimin e kanalit është bërë nga “Norwegian Pearl” dhe kap shumën e 375 mijë e 600 dollarëve. Ndërsa taksa më e ulët, është diçka më shumë se një dollarë, e paguar nga një eksplorues, Richard Halliburton, që e kaloi kanalin duke notuar.

Aktualisht Panamaja përfiton rreth një miliardë e 800 milionë dollarë në vit, nga ky kanal, që pëbëjnë rreth 3% të GDP-së (Prodhimit të Brendshëm Bruto)./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore