Shqipëria

21 vdekje nga Covid-19/ Ulet numri i rasteve të reja


Gjatë 24 orëve të fundit, 21 persona kanë humbur betejën me coronavirus-in dhe kanë rezultuar pozitivë 780 qytetarë në Shqipëri.

Ditën e sotme janë vaksinuar 1 mijë e 140 qytetarë. Deri më tani janë kryer 18 mijë e 247 vaksina anti-Covid. Procesi i vaksinimit ka vijuar në qendrat përkatëse.

Aktualisht në spitalet COVID, në Tiranë dhe në spitalet rajonale Shkodër, Durrës, Elbasan janë duke u trajtuar 638 pacientë. 37 pacientë ndodhen në terapi intensive, nga të cilët 9 janë të intubuar.

Janë kryer 3 mijë e 171 testime dhe janë shëruar 757 qytetarë.

Dy javët e fundit kanë pasur rritje të numrit të vdekjeve në Shqipëri, që nga shfaqja e coronavirus-it. Gjithashtu shihet se rastet e reja kanë pasur një ulje të numrit këto ditë.

Kujtojmë se më 25 shkurt u mblodh Komiteti Teknik i Ekspertëve, që deklaroi se mbeten në fuqi masat e marra më 11 shkurt, për parandalimin e coronavirus-it.

Kufizimi i lëvizjes vazhdon nga ora 20:00-06:00. Kjo masë është shoqëruar gjithashtu me rritjen e gjobave për personat apo subjektet që shkelin ligjin.

Prandaj, Ministria ka bërë sërish thirrje që të vendoset maska, të shmangen grumbullimet, të ruhet distanca dhe të tregohet kujdes për higjienën vetjake.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore