Kulturë

2021-shi viti i minoriteve gjuhësore


Fondacioni universitar Unical “F. Solano” në Kalabri të Italisë, ka marrë në koordinim një projekt të rëndësishëm mbi kulturën arbëreshe.

Projekti ka për qëllim përmirësimin dhe ringjalljen e kulturës së pakicës Arbëreshe në Italinë e Jugut. Ky pritet të jetë viti i pakicave gjuhësore.

Në komisionin kombëtar të UNESCO-s, është propozuar kandidatura  për trashëgiminë universale jomateriale e  shqiptarëve të Italisë.

Kalabria ka një trashëgimi vërtetë për t’u mbrojtur. Në të ka mjaftueshëm material për një projekt të gjerë që mund të tërheqë turizmin kulturor.

Francesco Altimari, president i Fondacionit, e konsideron projektin një mission që përfshin shumë studiues të shquar.

Bëhet fjalë për ata që i kanë kushtuar kohën e tyre, këtyre fenomeneve kulturore. Disa nga emrat e përfshirë në projekt janë: Nicola Scaldaferri, Monica Genesin, Eugenio Imbriani, Giuseppina Turano, Giovanni Macrì dhe Battista Sposato.

“Ne planifikojmë të përfshijmë të gjithë qytetarët e interesuar arbëreshë, madje edhe ata që jetojnë sot jashtë komunave tona, në “diasporën e diasporës”. Por jemi të hapur për të ndarë këtë rrugë me të gjithë subjektet institucionale dhe asociuese”, tha Altimori duke i bërë ftesë atyre që duan të ndihmojnë, madje edhe jashtë komunitetit./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore