Lajme

2021 ngrohja globale vazhdon


Ngrohja globale është një ndër çështjet më të diskutuara në botë vitet e fundit.

Shkencëtarët nga zyra “Met” në Mbretërinë e Bashkuar parashikojnë se 2021 do të jetë vit më i freskët, por  do vazhdojë të mbetet një ndër gjashtë vitet e para më të ngrohta.

Fenomeni i motit “ La Nina” (i cili është një  fenomen që përshkruan temperaturat më të ftohta se ato normale të oqeanint paqësor) parashikon temperatura në rënie, por kjo nuk zbeh ndikimin negativ të “efektit serrë”.

Studiuesit thonë se bota ka të ngjarë të jetë rreth 1C më e ngrohtë se epoka para-industriale.

Përdorimi i shumë makinave, krijimi i ushqimeve të kafshëvë nga një lloj gazi, ndryshimet “radikale” në bujqësi, si  dhe neglizhenca e liderave botëror sa i përket ndryshimeve klimaterike , do shkaktojnë ndotje masive në tokë. Temperatura e tokës për 2021 ka të ngjarë të jetë 0.91C deri 1.15C në krahsim me vitet nga 1850-1900 .

“Temperatura globale për 2021 nuk ka gjasa të jetë një vit rekord për shkak të ndikimit të tanishëm të “La Ninas” por gjithësesi do të jetë shumë më e ngrohtë se vitet e tjera të “La Ninas” si 2011 dhe 2000 për shkak të ngrohjes globale” -tha Prof Adam Scaife për BBC-në, shefi i parashikimit në Met.

Studiuesit thonë se, pavarësisht nga ulja e temperaturave , ngrohja e shkaktuar nga “gazrat serrë” mbetet shume e lartë.

“Ndryshueshmëria e ciklit La Niña është faktori i dytë më i rëndësishëm në përcaktimin e temperaturës së tokës, por roli i saj në krahasim me ndikimin e  “gazrave serë” në atmosferë është i vogël”  -tha shkencëtari Dr Nick Dunstone për BBC-në.

Sipas një vlerësimi provizor nga Organizata Botërore Meteorologjike, gjashtë vitet më të ngrohta në rekordet globale që pas 1850, kanë ndodhur që nga viti 2015. Pritet që 2021 të kalojë 2018 për vendin e gjashtë./AlbanianPost,com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore