Bota

2020-ta, viti më i nxehtë në Francë


Viti 2020-të është viti më i nxehtë i regjistruar në Francë që nga fillimi i matjeve në vitin 1900, ka njoftuar organizata “Meteo-France”. 

“Kjo është shenja e re e ngrohjes globale”, ka thënë në Twitter kjo organizatë.

Fresku i lehtë në fund të vitit nuk ndryshon gjë. Me një vlerë mesatare në të gjithë vendin deri në 14 gradë Celcius, temperatura për vitin 2020-të është më e larta e regjistruar ndonjëherë, përpara vitit 2018 (13,9 gradë Celcius)”, shkroi Meteo-France.

“Në 120 vite që nga matja e mesatares kombëtare, nëntë nga dhjetë më të nxehtët janë shënuar në shekullin XXI”, ka shtuar Meteo-France.

Kujtojmë se ngrohja globale aktuale po shkaktohet më së shumti nga gazet e dëmshëm si dioksidi i karbonit dhe metani. Ky i fundit çlirohet nga aktiviteti njerëzor, kryesisht nga energjia, transporti, fabrikat dhe industria e mishit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore