Bota

200 mikrosizma të vullkanit Etna në muajin e fundit


Në muajin e fundit ka pasur 200 mikrosizma të vullkanit Etna. Ngjarja është jo e zakonshme. Ajo është shkaktuar nga krisjet e gurëve kristalorë në thellësi të vullkanit. Gjithsesi, situata paraqitet e kontrolluar.

Këto 200 mikrosizma janë regjishtruar gjatë muajit dhjetor. Ndërkohë, edhe fillimi i janarit ka shënuar disa shpërthime të lehta.

Vullkanologu italian, Salvo Caffo, deklaroi se “ngjarje të tilla nuk janë të zakonshme, por njëkohësisht nuk duhet të shqetësohemi pasi gjendja është e kontrolluar”. Këto lëkundje dhe shpërthime i bashkëngjiten kryesisht lëvizjeve të pllakave tektonike.

“Në rajonin tonë ka zhvendosje të pllakave tektonike në mbi 10 km thellësi deri tani”, tha Caffo. “Këto fenomene përfaqësojnë zhvillimin e një zone gjeologjike shumë aktive”.

Çaste të tilla intensiteti ndodhin herë pas here në vullkanet aktive.

Duhet theksuar se Etna është vullkani aktiv më i madh në Evropë.

Shpërthimet e vullkanit Etna datojnë që 500 mijë vite më parë. Fillimisht ato kanë qenë shpërthime nënujore. Më pas me ngritjen e tokës, ato krijuan kompleksin e kratereve, të njohur sot si Etna.

Gjatë mijëvjeçarit të ri, Etna ka eruptuar disa herë. Ndër shpërthimet më të mëdha janë ato të vitit 2001 dhe 2004.

Vullkani Etna është pjesë e pasurisë botërore të UNESCO-s./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore