Lajme

200 mijë njerëz largohen pas konfliktit “apokaliptik” në Afrikën Qendrore


Më shumë se 200 mijë njerëz janë larguar në Republikën e Afrikës Qendrore (RAQ), që pas shpërthimit të dhunës pas rezultatit të zgjedhjeve të dhjetorit. Këtë njoftim e ka dhënë  Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) .  Gjysma e të larguarve janë zhvendosur në Republikën Demokratike të Kongos.

Ushtria e Afrikës Qëndrore e mbështetur financiarisht nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), ka luftuar rebelët me qëllimq të përmbysë votimin e 27 dhjetorit ku Presidenti  i Afrikës Qendrore, Faustin-Archange Touadera,  u shpall fitues.

“Refugjatët kanë treguar për UNHCR-në se u larguan në panik kur dëgjuan të shtëna me armë. Ata lanë pas gjërat e tyre prapa”, i tha zëdhënësi Boris Cheshirkov gazetarëve në Gjenevë më 29 janar.

Afrika Qëndrore numëron  gati pesë milion njerëz. Është më e madhe se Franca kontinentale, Belgjika dhe Luksemburgu së bashku. Ky rajon, është i pasur me diamante, lëndë drusore dhe ar. Vendi ka luftuar për të pasur sërish stabilitetin,  që pas rebelimit të  2013-ës rrëzoi ish-presidentin Francois Bozize.

Luftimet e tanishme midis një koalicioni të milicive, ushtrisë kombëtare dhe mbështetësve të tij u nxit nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese për të ndaluar kandidaturën e Bozize në zgjedhjet presidenciale të 27 Dhjetorit.

Në një deklaratë më 29 janar, Konferenca Ndërkombëtare për Rajonin e Liqeneve të Mëdha, një organ rajonal i 12 vendeve anëtare, bëri thirrje armëpushim. Grupeve të armatosura  iu kërkua të “shkëputen nga rrethimi i Bangui-t” dhe t`i  lejojnë njerëzit dhe mallrat të lëvizin lirshëm.

Trupi gjithashtu do t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të heqë embargon e armëve të vendosur ndaj Ushtrisë së Afrikës Qëndrore që ka kufizuar armët në ushtri që nga viti 2013.

Rreth 92 mijë refugjatë kanë arritur Republikën e Afrikës Qendrore dhe më shumë se 13 mijë kanë kaluar në Kamerun, Çad dhe Republikën e Kongos . Pjesa tjetër janë zhvendosur brenda Republikës së Afrikës Qendrore, tha UNHCR-ja.

Personat e zhvendosur  janë aq të dëshpëruar sa kanë dakordësuar për të kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të ushqimit. Malaria, infeksionet e traktit respirator dhe diarreja janë bërë të zakonshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore