Shqipëria

200 kuti të rinumëruara: PS humbet 51 vota, PD 23


Procesi i rinumërimit për 10% të qendrave të votimit nga zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, vijon rregullisht.

Deri në këto çaste, janë shqyrtuar 200 kuti votimi, nga të cilat dy partive më të mëdha në vend, asaj Socialiste dhe asaj Demokratike, u janë hequr disa vota të vlefshme.

Socialistët janë ata, të cilët kanë humbur numrin më të madh të votave, 51 të tilla.

Demokratët, nga ana tjetër, në kuti kanë pasur 23 vota më shumë se sa ato të pasqyruara më 25 prill.

Në masë më të ulët, por njësoj, edhe Partia Socialdemokrate, ka pasur nëntë vota më shumë në kuti. Lëvizja Socialiste për Integrim ka pasur pesë të tilla.

Tre parti ndërkaq, pas rinumërimit, kanë rezultuar se kanë pasur në realitet më shumë vota nga sa janë pasqyruar në zgjedhjet e 25 prillit.

Përkatësisht, Bindja Demokratike, katër të tilla. Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët, dy dhe Partia Lëvizja për Ndryshim, një.

Përtej pasaktësive në rezultate, ndryshimet janë shumë të ulëta. Aq më tepër, për të përbërë ndryshim të rezultatit zgjedhor apo fituesit të zgjedhjeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore