Lajme

20 vjet që kur Millosheviçi u dërgua në Hagë


20 vjet më parë, ish-Presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviç, përgjegjësi më i madh për gjenocid dhe krime lufte në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kroaci iu dërgua Tribunalit për Krime Lufte në Hagë.

Ai u ekstradua për në Hagë me urdhër të qeverisë serbe, ku edhe ishte arrestuar më 1 prill 2021.

Millosheviç, i njohur edhe si “Kasapi i Ballkanit” më 11 mars 2006, në moshën 64 vjeçare, u gjet i vdekur në qelinë e tij.

Mes raportimeve dhe dëshmive se Millosheviçi kishte filluar dhe po kryente një fushatë spastrimi etnik kundër shqiptarëve etnikë të Kosovës, forcat e NATO-s filluan sulmet ajrore kundër Jugosllavisë në 1999.

Millosheviç, së bashku me katër aleatë të tij në një “ndërmarrje të përbashkët kriminale”, në akuzën e ngritur nga Tribunali i Hagës për Krime Lufte, akuzohet se kishte “planifikuar, nxitur, urdhëruar, kryer ose ndihmuar ndryshe dhe nxitur në një fushatë të qëllimshme dhe të përhapur ose sistematike të terrorit dhe dhunës drejtuar civilëve shqiptarë të Kosovës”.

Ai kishte katër akuza për krime kundër njerëzimit dhe një për krime lufte, duke përfshirë edhe akuzë për deportim, transferim me forcë, vrasje dhe persekutime për arsye politike, racore dhe fetare.

Në 1998-1999 qeveria Jugosllave goditi shqiptarët etnikë në Kosovë. Gjatë konfliktit mbi 13,000 njerëz humbën jetën.

Millosheviçi, që ishte president i Jugosllavisë në atë kohë, ishte individualisht përgjegjës për “fushatën e terrorit dhe dhunës drejtuar civilëve shqiptarë të Kosovës” dhe gjithashtu kishte përgjegjësi për veprimet e vartësve të tij.

Deri në qershor 1999, rreth 1 milion shqiptarë, ishin dëbuar nga Kosova.

Për në Bosnje dhe Hercegovinë, Millosheviç u përball me dy akuza për gjenocid dhe bashkëpunim në gjenocid, për masakrën e 1995-ës në Srebrenicë ku mbi më shumë se 8,000 djem dhe burra myslimanë u vranë, dhe në ndalimin e mijëra myslimanëve dhe kroatëve boshnjakë në kampe çnjerëzore.

Ai u akuzua më tej për 27 akuza të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit duke përfshirë persekutim, vrasje dhe torturë.

Konventa për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Dhjetor 1948, përcakton gjenocidin si “veprime të kryera me qëllim për të shkatërruar, plotësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar ”

Akuza për gjenocid renditi në mënyrë specifike “vrasjen e përhapur të mijëra muslimanëve boshnjakë gjatë dhe pas marrjes së territoreve”, duke përmendur në mënyrë specifike masakrën e Srebrenicës në 1995, e vetmja periudhë në luftërat ballkanike që zyrtarisht vendosi se përbënte gjenocid nga gjykata e Kombeve të Bashkuara.

Millosheviq u akuzua gjithashtu për vrasjen e mijëra jo-serbëve në kampe paraburgimi, në kampet famëkeqe si Omarska dhe Keraterm në Bosnjën veriperëndimore.

Aktakuza renditi më shumë se 9,000 të vdekur dhe deklaroi se ish-presidenti mori pjesë në një “ndërmarrje të përbashkët kriminale”, qëllimi i së cilës ishte “largimi me forcë dhe i përhershëm i shumicës së jo-serbëve” nga zona të caktuara në Bosnjë.

Në tërësi më shumë se 200,000 njerëz u vranë gjatë luftës në Bosnjë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore