Lajme

20 mijë kosovarë vaksinohen me “vaksinën filtër” në Instagram


Për dallim nga personat që kanë marr vaksinën kundër koronavirusit, të tjerët po protestojnë në formë përmes një filteri në Instagram në mungesë të vaksinave kundër këtij virusi, në Kosovë.

Në mungesë të vaksinave antiCOVID, Dardan Ibrahimi ka krijuar filterin “Vaccine Fake”, përmes të cilit, sapo ta ngarkoni një fotografi tuajën, iu vendosen duart e një infermieri mjekësor duke iu dhënë vaksinën.

Dardani, krijuesi i këtij filteri në Instagram, thotë për Albanian Post se mungesa e vaksinave dhe mos sigurimi i tyre e ka shtyrë të mendojë të krijojë diçka në kuadër të vaksinimit.

“Mos sigurimi i vaksinave më bëri të mendoj se si të krijoj diçka e cila do të i bënte njerëzit të protestojnë në një farë mënyre për mungesën e vaksinave”.

Ai shton se kjo që po ndodh është shkaku i politikave.

“Kjo që po na ndodh, është shkaku i politikave të lodhura e që në fakt nuk do të duhej të ndodhte pasi vaksinat do të duhej të siguroheshin për të gjithë”.

Ai tregon se i vetmi mesazh që ka synuar ta përcjell përmes kësaj forme është “Po dëshirojmë me u vaksinu, me jetu dhe të punojmë lirshëm, leni politikën” thotë Dardani.

Me të krijuar këtë filter, ai u bë viral në rrjetet sociale, duke u shpërndarë nga qytetarët të shumtë në Kosovë, të cilët krijuan edhe shaka të ndryshme me përshkrimet e tyre, ku gjitha nga ata duket se janë në pritje për të marr vaksinat reale dhe jo ato virtuale.

Ky filter i lansuar para tri dite, është përdorur nga më shumë se 20 mijë përdorues të Instagramit.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore