Sport

2 mijë romanistë në Tiranë me 12 çarter


Nga ora 7 e mëngjesit të sotëm në aeroportin e Fiumicino-s, do të ketë 12 fluturime charter drejt Tiranës me tifozë të Roma-s në bord.

Këta të fundit, do të ndjekin nga tribuna e Arenës Kombëtare finalen e Ligës së Konferencës kundër Feyenoord-it.

Me një ritëm një fluturim çdo 30 minuta deri në orën 14:00, ora e nisjes së avionit të fundit, do të kryhen 12 fluturime speciale, përfshirë 12 nga Ita Airways, që do të sjellë rreth 2 mijë mbështetës në kryeqytetin shqiptar.

Nën kontrollin e sigurisë së Fiumicino-s, dhe të ndihmuar nga stafi i Aeroportit të Romës, tifozët u rreshtuan përpara pikave të kontrollit, prisnin radhën dhe, mes të qeshurash dhe batutash, herë pas here këndonin disa kore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore