Shqipëria

2 humbje jete dhe 200 raste me COVID-19 në Shqipëri


Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy humbje jete nga coronavirus-i në Shqipëri, dhe kanë rezultuar pozitivë 200 persona.

Gjatë javës së fundit është parë një rritje serioze e rasteve të reja. Gjatë 24 orëve ka rënë numri në krahasim me një ditë më parë, që ishin rreth 400.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 47 pacientë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 27 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130 mijë e 700 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, kanë humbur jetën 2 mijë e 466 qytetarë. Janë kryer 959 mijë e 984 testime totale dhe 2 mijë e 183 testime ditore.

Aktualisht janë 2 mijë e 981 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bёrё apel qytetarëve pёr t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit qё po ofrojnё shёrbimin kudo në vend.

Apeli i MSHMS-së erdhi pas identifikimit të variantit Delta dhe në Shqipëri, i cili sipas ekspertёve është më ngjitës dhe më lehtë i transmetueshëm.

Fushata e vaksinimit

Që prej datës 1 gusht fushata e vaksinimit masiv u vendos tё qёndrojё e hapur dhe pёr një muaj.

Kjo nismë i parapriu asaj tё datës 19-25 korrik, nё tё cilёn u vendos një javë e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç.

E gjitha kjo ka ardhur në kuadër të fushatës “Shqipëria Buzëqesh”.

Deri më tani, Shqipëria ka vaksinuar mbi 1 milionë e 300 mijë qytetarë.

Po ashtu, mbi 500 mijë të tjerë kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.

Aktualisht, Shqipëria administron mbi 1 milionë e 8 mijë vaksina. Vaksinat e përdorura janё: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore