Kulturë

18 Prilli, ‘Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Parqeve Arkeologjike’


E kaluara e ndërlikuar. E ardhmja e larmishme”. Kjo është motoja e këtij viti për Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Parqeve Arkeologjike.

Një ditë për të reflektuar rreth së kaluarës së konservimit dhe ruajtjes së monumenteve drejt parashikimeve korrekte për të ardhmen e trashëgimisë kulturore.

Misioni i kësaj dite është edukimi i brezit të ri me problematikën e monumenteve, si dhe tërheqjen e vëmendjes për kujdesin që duhet treguar ndaj trashëgimisë kulturore

Në kuadër të kësaj dite, Muzeu Historik Kombëtar organizon “Miqtë e Monumentit” në bashkëpunim me shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Tiranë, mirëmbajten e monumentit të “Çukës së Ajtoit”, që gjendet e ekspozuar në oborrin e Muzeut.

Në kuadër të 18 prillit “Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Parqeve Arkeologjike”, Muzeu Historik Kombëtar organizon një bashkëbisedim me temë “E kaluara e ndërlikuar.

E ardhmja e larmishme”, ku janë ftuar specialistë të fushës.

Aktiviteti zhvillohet më 19 prill 2021, ora 11.00 në Atriumin e Muzeut Historik Kombëtar, sipas udhëzimeve dhe masave për mospërhapjen e virusit Sars-Cov 2.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka theksuar nevojën për të ruajtur vendet kulturore dhe për të festuar larminë e trashëgimisë kulturore në të gjithë botën.

“Gjatë 20 viteve të fundit, Flamuri i Shteteve të Bashkuara ka investuar mbi 1.2 milion dollarë në mbrojtjen e trashëgimisë së pasur kulturore të Flamurit të Shqipërisë”, shkruan në Twitter.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore