Shqipëria

16 të vdekur dhe rekord infektimesh me Covid-19


16 persona kanë humbur jetën dhe 1 mijë e 239 të tjerë kanë rezultuar pozitiv në infektimin me virusin Covid-19, brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Shifrat zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tregojnë se shtatë nga të vdekurit janë nga Tirana, dy nga Vlora dhe nga një prej Durrësit, Sarandës, Krujës, Lushnjës, Kavajës, Elbasanit dhe Korçës.

Në katër spitalet Covid janë duke u trajtuar 471 pacientë, ndër ta 32 në terapi intensive dhe 11 të tjerë janë në intubim. Janë kryer 4 mijë e 562 testime dhe janë shëruar 805 qytetarë.

Këto janë shifrat më të larta në javët e fundit, përgjatë së cilave ka patur përgjithësisht një trend në rënie të të infektuarve dhe vdekurve nga Covid-19.

Prandaj, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë sërish apel që të vendoset maska, të shmangen grumbullimet, të ruhet distanca dhe të tregohet kujdes për higjienën vetjake.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore