Lajme

150 pengje në Cernihiv: Të gjallët pranë të vdekurve


Në bodrumin e një shkolle, në fshatin Yahidne, në rajonin e Cernihiv, “pushtuesit rusë mbajtën peng 150 persona, përfshirë gra dhe fëmijë. Ata që vdiqën u lanë aty pranë të gjallëve, të gjallët vuanin uri, frikë, dhimbje dhe dëshpërim”.

Këtë e ka bërë të ditur guvernatori i Oblast-it Cernihiv, Viacheslav Chaus.

Ky i fundit ka postuar foto në median sociale Facebook.

Kujtojmë se 67 ukrainas të vrarë ishin varrosur në territorin e kishës në Bucha një ditë më parë.

Kjo u cilësua si masakër nga perëndimorët dhe e dënuan atë.

Disa viktima të pushtuesve rusë nuk mund të identifikoheshin.

Kufomat e viktimave të pushkatuara ishin shtrirë buzë rrugës, të cilat pushtuesit nuk kishin kohë t’i digjnin.

Kjo është dita e 40-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Sipas OKB-së, rreth 4 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe numri i ushtarëve rusë të vrarë nuk dihet ende – mendohet mbi 13 mijë.

Ndërsa OKB-ja ka raportuar të paktën 816 njerëz të vrarë dhe 1 mijë e 333 të plagosur që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë – mes tyre edhe fëmijë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore