Muzikë

150 milionë për hitet e Red Hot Chilli Peppers


Bendi amerikan Red Hot Chilli Peppers duke përformuar në koncert

Bendi amerikan Red Hot Chilli Peppers kanë vendosur t’ia shesin një pjesë të rëndësishme të diskografisë së tyre kompanisë së menaxhimit të këngëve ‘Hipgnosis Songs Fund’ në një marrëveshje që kap shifrën e 150 milionë dollarëve.

Ky vendim i ngjan atyre të Jay-Z, Beyonce, Bob Dylan, të cilët vendosën të shesin disa nga hitete e tyre.

Gjigantët publikues Hipgnosis së fundmi kanë blerë edhe katalogun e Shakirës, në total 145 këngë, shumica e hiteve më të mëdha të karrierës së saj.

Edhe pse ende nuk është bërë e qartë nëse është finalizuar ndonjë marrëveshje përfundimtare, këngët që fliten të jenë shitur janë ‘Californication’, ‘Snow’ dhe ‘Give It Away’.

Red Hot Chilli Peppers, bendi kalifornian i famshëm u ribashkuan në 2019 me kitaristin e tyre themelues John Frusciante, dhe e shkëputën bashkëpunimin profesional me kitaristin Josh Klinghoffer.

Chad Smith, bateristi i bendit, kur u pyet për albumin e ri që pritet të dal në treg tha se “po incizojmë, po bëjmë muzikë të re, dhe është shumë e kënaqshme”.

“Nuk e di kur do ta përfundojmë, por mezi presim që njerëzit ta dëgjojnë, dhe mezi presim të performojmë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore