Sport

15 vende të BE-së dalin kundër Super League


Qeveritë e 15 shteteve të Bashkimit Evropian (BE) kanë dalë kundër projektit të Super League.

Siç raportohet nga “Politico”, shtetet kanë paraqitur vëzhgime formale në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së.

Do të jetë vendimi i kësaj gjykate, i cili do të thotë fjalën e fundit, nëse klubet kanë të drejtë apo jo. Si dhe në të ardhmen nëse klubet do të kenë mundësi të krijojnë gara jashtë atyre të UEFA-s dhe FIFA-s.

Nxitësit e Super League, Barcelona, Real Madrid-i dhe Juventus-i iu drejtuan Gjykatës së BE-së, duke pretenduar se UEFA dhe FIFA kanë krijuar monopol me garat e tyre.

“Politico” thekson se mes 15 vendeve, që kanë dalë kundër Super League, janë edhe Spanja me Italinë. Vendet e orgjinës së tre klubeve “rebele”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore