Lajme

15-të të vdekur dhe pesë të plagosur nga zjarri në Ukrainë


Të paktën 15-të njerëz janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri të rënë një shtëpi pleqsh në qytetin lindor të Ukrainës “Kharkiv”. Kjo është bërë me dije më datë 21 janar nga shërbimet e urgjencës së këtij shteti.

Shërbimet e urgjencës kanë thënë se zjarri ka shpërthyer në katin e dytë të një ndërtese dykatëshe, në të cilën ndodheshin 33 persona.

Ata treguan një fotografi të ndërtesës, ku shihet qartë tymi që del nga dritaret e thyera të katit të dytë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar Ministrit të Brendshëm që të hapë një hetim mbi incidentin./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore