Sport

15 ndeshje në natën e dytë të Europa League


Ndryshe nga herat tjera, Europa League e nisi sezonin të mërkurën.

Në ndeshjen hapëse mes Spartak Moskës dhe Legia Varshavës, vendimtar ishin dy shqiptarë, Ernest Muçi me asistim dhe Lirim Kastrati me gol.

Përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Kosovës, i ndihmuan Legia-s të arrinte fitoren e madhe 0-1 në Moskë.

Sot, vijnë edhe 15 ndeshje tjera.

Ndryshe nga vitet tjera, Europa League tani ka vetëm 32 skuadra, për shkak të inaugurimit të Uefa Conference League.

Në grupin C, atë të shqiptarve të Legia-s, Leicester dhe Napoli përballen në një ndeshje shumë interesante.

Dy favoritët për të kaluar grupin, fillojnë ndeshjen në orën 21:00.

Në grupin A, Rangers-i i Steven Gerrard, pret në Skoci – Lyon-in, po ashtu me fillim në orën 21:00.

Bashkë me ta në grup janë edhe Brondby me Sparta Pragën, që në të njëjtin orar zhvillojnë ndeshjen e tyre.

Në grupin B, vjen edhe një tjetër ndeshje shumë interesant.

PSV Eindhoven, në Holandë, presin baskët e Real Sociedad, me fillim në orën 21:00.

Në të njëjtin grup, në principatë, Monaco pret austriakët e Sturm Graz-it.

Ndeshjet e fundit të orës 21:00 zhvillohen në grupin D.

Eintracht Frankfurt zhvillon një ndeshje shumë interesante përballë Fenerbahçe-s, deri sa Olympiacos-i pret në Greqi belgët e Antwerp.

Kurse, ndeshjet e orarit 18:45, i zhvillojnë grupet E deri në H.

Në grupin E, në Stamboll, Galatasaray e pret Lazio-n, deri sa Marseille udhëton në Moskë te Lokomotiva.

Red Star i Beogradit është nikoçire e Bragës në grupin F, me ndeshjen tjetër që zhvillohet mes Midtjylland dhe Ludogorets.

Grupi G është edhe një nga grupet më interesante.

Në Andaluzi, Betis-i përballet me skocezët e Celtic-it, derisa në Gjermani, Ferencvaros-i i Myrto Uzunit, udhëton te Bayern Leverkusen.

Në grupin e fundit, atë H, West Ham United debuton në garat Evropiane.

Ata udhëtojnë në Kroaci, ku do të jenë mysafirë të Dinamo Zagreb-it, që u shokua nga Sheriff Tiraspol në kualifikueset e Champions League.

Kurse, Rapid Vienna e Austrisë, pret Genk-in e Belgjikës.

Rruga për në Sevilla fillon tani, me stadiumin e rekordmenëve të Europa League, “Ramos Sanchez Pizjuan” që do të presë finalen.

Ramos Sanchez Pizjuan – Stadiumi ku do të luhet finalja e Europa League 2021/’22

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore