Shqipëria

15 humbje jete dhe rritje e rasteve me COVID-19 në Shqipëri


Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar 15 humbje jete nga coronavirus-i, dhe kanë rezultuar pozitivë 594 persona.

Në krahasim me dje, gjatë kësaj dite janë rritur dyfish rastet me COVID-19 – 295 raste.

Në Spitalin Infektiv janë duke marrë trajtim spitalor të specializuar 177 pacientë, ku 25 prej tyre janë në gjendje të rënduar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 984 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 155 mijë e 678 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, kanë humbur jetën 2 mijë e 668 qytetarë. Janë kryer mbi 1.1 milionë testime totale dhe 2 mijë e 183 testime ditore.

Aktualisht janë 10 mijë e 436 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bёrё apel qytetarëve për t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit që po ofrojnë shërbimin kudo në vend.

Apeli i MSHMS-së erdhi pas identifikimit të variantit Delta dhe në Shqipëri, i cili sipas ekspertëve është më ngjitës dhe më lehtë i transmetueshëm.

Fushata e vaksinimit

Që prej datës 1 gusht ka nisur fushata e vaksinimit masiv. Kjo do të zgjasë dhe për muajin shtator.

Kjo nismë i parapriu asaj tё datës 19-25 korrik, nё tё cilën u vendos një javë e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç.

E gjitha kjo ka ardhur në kuadër të fushatës “Shqipëria Buzëqesh”.

Deri më tani, Shqipëria ka vaksinuar mbi 1.7 milionë qytetarë.

Po ashtu, mbi 750 mijë të tjerë kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.

Aktualisht, Shqipëria administron rreth 2 milionë vaksina. Vaksinat e përdorura janë: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore