Lajme

14 zyrtarë publikë nuk e kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit


Agjencia Kundër Korrupsionit.

Agjencia Kundër Korrupsionit, ka bërë të ditur të martën se prej katër mijë e 748 të zyrtareve të lartë publikë, 14 nuk e kanë deklaruar pasurinë, 50 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt ligjor, ndërsa katër mijë e 684 zyrtarë kanë deklaruar pasurinë brenda afatit ligjor.

AAK, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se mos raportimi i pasurisë nga zyrtarët publike ka pasojat e veta.

“Të gjithë zyrtarët e lartë publikë që nuk e kanë deklaruar pasurinë brena afatit të paraparë ligjor dhe të cilët nuk kanë arsyetime të bazuara për mos-deklarim, AKK do të veproj sipas ligjit, respektivisht kodit penal ku mos-deklarimi paraqet vepër penale dhe e detyron AKK-në të veprojë në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Zyrtarët që nuk kanë deklaruar pasurinë.
Zyrtarët që nuk kanë deklaruar pasurinë.
Zyrtarët që nuk kanë deklaruar pasurinë.
Zyrtarët që nuk kanë deklaruar pasurinë.

Ndryshe, verifikimi i prejardhjes së pasurisë së deklaruar të zyrtarëve të lartë shtetërorë në Kosovë, po vazhdon të jetë mision i pamundur.

Përfaqësues të shoqërisë civile pohojnë se kjo po ndodh për shkak të mungesës së mekanizimeve ligjore.

Gjatë vitit 2021 nga numri i përgjithshëm, prej katër mijë e 721 zyrtarëve, 96 zyrtarë të lartë publikë nuk e kanë deklaruar pasurinë brenda afatit të rregullt ligjor.

Ligji për deklarimin e pasurisë obligon zyrtarët e lartë publikë që ta deklarojnë pasurinë e tyre 30 ditë nga marrja e postit të ri dhe pastaj në baza vjetore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore