Lajme

14 të vdekur dhe 368 raste të reja me COVID-19 në Kosovë


Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka raportuar 14 persona të vdekur nga COVID-19 dhe 368 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga gjashtë mijë e 882 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë një mijë e 382 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 13 mijë e 473.

Numri i të vaksinuarve brenda 24 orëve të fundit është gjithsejtë 20 mijë e 675.

Numri i të vaksinuarve me vetëm dozën e parë të vaksinës anti-COVID është gjithsejtë 710 mijë e 945 ndërsa numri i të vaksinuarve me të dy dozat është gjithsejtë 399 mijë e 341.

Ndërsa, një ditë më parë në Kosovë 12 persona kanë humbur jetën nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore