Kulturë

13 vjeçari shqiptar po mahnit botën me punimet tij


13-vjeçari shqiptar, Enes Imeri, është një artist i cili po premton shumë në fushën e artit. Ai ka realizuar punime për persona me shumë ndikim në botë, si Wunnie Harlow.

Dafina Zeqiri, Melinda Ademi, 2Ton, publikuan në mediat sociale punimet e Enesit, duke admiruar punën e tij.

Ai tregon se talenti i tij për pikturën është vërejtur që në arsimin para fillor, nga edukatorja e tij.

“Lodra ime e preferuar ka qenë lapsi, që i vogël kam filluar të pikturoj dhe kam zbuluat talentin tim për pikturën” –tha ai.

Enesi vijon mësimin në shkollën “Naim Frashëri”, gjë e cila nuk e pengon aspak që të praktikojë talentin në kohën e lirë.

Ai shprehet, se piktura është një punë që e bën me shumë dashuri, duke eksperimentuar çdo ditë stile të reja.

Tema të cilat ai realizon bazohen në stil të lirë, pasi sipas tij, ai po mundohet ende të kuptojë se cili stil i përshtatet më shumë.

Kujtojmë se piktura është klasifikuar si forma më e sofistikuar dhe e komplikuar  e artit. Van Gogh është artisti më i madh i të gjithë kohërave, por veprat e tij ishin për një kohë tjetër. Ai u bë i njohur vetëm pas vdekjes .

Arti na jep shpresë, qëllim dhe dëshirë për të parë përtej problemeve të këtyre kohërave të vështira. Gjatë shekujve, njerëzimi ka treguar rezistencë të madhe në tejkalimin e kohërave. Dora e artistit ngrin kohën dhe për përjetësinë  duke rrëmbyer thelbin e emocioneve dhe shoqërisë në çdo moment.

Sipas disa kritikëve në fushën e artit, Enesi premton të ardhme në fushën e pikturës./AlbanianPost.com

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore