Lajme

12 vjeçare viktima më e re e tërmetit në Kroaci


Një tërmet 6.4 ballë goditi Kroacinë qëndrore mesditën e 29 dhjetorit.  Shtatë persona kanë ndërruar jetë, midis tyre dhe një vajzë 12 vjeçare.  Mediat lokale raportojnë se dyshohet që nën rrënoja të ketë ende persona të tjerë të pajetë, ndërkohë që me dhjetëra persona  janë plagosur.

Lëkundja, një nga më të fortat që ka goditur Kroacinë vitet e fundit, shembi  çatitë e banesave në Petrinja dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale. Qendra e Petrinjës është e mbuluar nga rrënojat. 

Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic, ka njoftuar se ushtria kishte 500 vende të gatshme për të strehuar një pjesë të njërëzve ndërsa  pjesa tjetër do të akomodohej  pranë strukturave hoteliere.

“Ushtria është këtu për të ndihmuar. Duhet të zhvendosim  një pjesë të njerëzve nga Petrinja,  sepse është e pasigurt të jesh këtu,” deklaroi ai.

Sllovenia ka nxjerrë përkohësisht jashtë funksionit Centralin Bërthamor Krsko raporton Albanian News nga agjencia sllovene e lajmeve STA.  Ndërprerja e funksionimit të centralit është një procedurë standarte kur ndodhin lëkundje të tilla, bën të ditur një punonjës i centralit. Ky central ndodhet shumë afër Kroacisë./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore