Jetesë & Stil

12 personazhet publike shqiptare më të ndjekura në Instagram


Në ditët e sotme rrjetet sociale kanë fituar një rëndësi të veçantë në jetën e gjithsecilit, si të personave të thjeshtë, ashtu edhe të figurave publike.

Dikur, të rejat e artistëve shfaqeshin në ballina të gazetave, teksa botime të tilla merrnin kohë dhe përkushtim.

Por, tash, gjërat kanë ndryshuar!

Artistët e ndryshëm, shqiptarë e të huaj, përdorin llogaritë e tyre në rrjete sociale, sidomos atë të Instagramit, për t’i informuar ndjekësit e tyre për më të rejat nga jeta e tyre profesionale e private. Dhe jo vetëm!

Instagrami është bërë një burim i rëndësishëm edhe i të ardhurave financiare të figurave publike, teksa këta të fundit paguhen për postime që ata bëjnë, por vetëm pasi që ta kenë marrë verifikim zyrtar nga ekipet menaxhuese të kësaj medie sociale.

Edhe në estradën shqiptare, personazhet “VIP” tanimë numërojnë me miliona ndjekës në Instagram dhe Albanian Post ju sjell listën e “ 12 më të ndjekurve” në këtë rrjet social.

1. Loredana

Loredana, këngëtare.

Fama e saj është internacionale, me popullaritet të gjerë në trojet shqiptare e ato gjermano folëse, i ka siguruar, Loredanës, të jetë artistja me më së shumti ndjekës në Instagram.

Profili i Loredanës në Instagram.

Ajo numëron 3 milionë ndjekës në këtë medie sociale.

2. Enca

Enca, këngëtare.

Ajo është e njohur për shikimet e shumta në projektet e saj të publikuara në YouTube. Por, pos kësaj, Enca, ndër vite ka qëndruar në listën e këngëtareve më të ndjekura në Instagram.

Profili i Encës në Instagram.

2 milionë e 300 mijë është numri i ndjekësve që Enca numëron në llogarinë  e saj të Instagramit.

3. Dhurata Dora

Dhurata Dora, këngëtare.

Menjëherë pas Encës, për nga numri më i madh i ndjekësve radhitet këngëtarja nga Kosova, Dhurata Dora.

Profili i Dhurata Dorës në Instagram.

Dora, numëron hiq më pak se 2 milionë  e 200 mijë ndjekës në llogarinë e saj të Instagramit.

4. Luana Vjollca

Luana Vjollca, këngëtare/prezantuese.

E njohur si prezantuese televizive, por edhe si këngëtare, në listën e personazheve publike më të ndjekura hyn edhe Luana Vjollca.

Profili i Luana Vjollcës në Instagram.

Në llogarinë e saj të Instagramit, Luana, numëron 2 milionë ndjekës.

5. KIDA

Kida, këngëtare.

Ylli i hitit “Drunk”, Orhidea Latifi, për publikun e njohur si Kida, është e katërta për nga numri i ndjekësve në Instagram.

Profili i Kidës në Instagram.

Mbi 1 milion e 800 mijë persona e ndjekin Kidën në llogarinë  e saj të këtij rrjeti social.

6. Xhensila Myrtezaj

Xhensila Myrtezaj, këngëtare.

Ajo mban vulën e suksesit duke prezantuar kohë pas kohë këngë që shpejtë shndërrohen në hite. E veç kësaj, këngëtarja, Xhensila Myrtezaj, njihet edhe për postimet e bujshme në llogarinë e saj të Instagramit.

Profili i Xhensila Myrtezajt në Instagram.

Xhensila, numëron plot 1 milion e 700 mijë ndjekës në Instagram.

7. Noizy

Noizy, rep artist.

Edhe rep artisti nga Durrësi, njëjtë si kolegia e tij, Xhensila Myrtezaj, numëron numër të njëjtë të ndjekësve në llogarinë e tij të Instagramit.

Profili i Noizyt në Instagram.

1 milion e 700 mijë ndjekës është numri i personave që e ndjekin Noizyn në Instagramin e tij zyrtar.

8. Dafina Zeqiri, 9. Ledri Vula, 10. Mozzik, 11. Elvana Gjata dhe 12. Tayna

Dafina Zeqiri, Ledri Vula, Elvana Gjata, Mozzik dhe Tayna

Ata janë ndër emrat më të suksesshëm në diskografinë shqiptare të muzikës. Numërojnë hite të shumta në repertuarët e tyre, e pos suksesit në këndim, të përbashkët kanë edhe numrin e ndjekësve në llogaritë e tyre të Instagramit.

Profilet e Instagramit të Dafina Zeqirit, Ledri Vulës, Elvana Gjatës, Mozzik dhe Taynës.

Katërshja e famshme e përbërë prej; Dafina Zeqirit, Ledri Vulës, Mozzikut, Elvana Gjatës dhe Taynës, numërojnë, secili veç e veç, nga 1 milionë e 600 mijë ndjekës në Instagram.

Pas tyre, me numër të madh të ndjekësve, mbi 1 milion sosh, radhiten edhe Era Istrefi, Capital T, Melinda Ademi, Nora Istrefi, Rezarta Shkurta, Ermal Mamaqi e Alketa Vejsiu.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore