Futboll

11-shja U21 më e shtrenjtë në Euro 2021


Federata dhe qendra të ndryshme statistikore të futbollit, rregullisht përpilojnë të dhënat e lojtarëve më të mirë në botë mbi bazë të arritjeve vetjake dhe ato kolektive, në mënyrë që të përcaktojnë se cili prej tyre është më i vlefshëm: materialisht dhe realisht.

Në fakt, mund të konsiderohet një hobby mjaft i përhapur edhe te njerëzit normal që thjesht e duan futbollin dhe s’kanë asnjë certifikim profesional. Le të themi se është një sektor diskutimi sportiv ku secili ka dëshirë të japë mendim. Ndoshta po aq sa debati i vazhdueshëm shumëvjeçar “Messi apo Ronaldo?”

Por, kur vjen puna te përcaktimi i një super-ekipi imagjinar i përbërë nga super-yje, nuk mund të mungojë Messi, Ronaldo, Lewandowski, etj. Sado e diskutueshme të jetë vlera e tyre në tregun botëror, cilësitë dhe arritjet e tyre me klubet dhe kombëtaret përkatëse, flasin më shumë.

Webfaqja gjermane transfermarkt, ka listuar XI-shen e lojtarëve U21 më të shtrenjtë në merkaton botërore, të cilët lujnë në Euro 2021, me formacionin 3 – 4 – 3:

Porta

Illan Meslier – francez dhe portier i Leeds United (17 milionë euro).

Mbrojtja

Ibrahima Konate – francez dhe mbrojtës i RB Leipzig (35 milonë euro); Joule Kounde – francez dhe mbrojtës i Sevilla-s (60 milionë euro); Wesley Fofana – francez dhe mbrojtës i Leicester (30 milionë euro).

Mesfushë

Eduardo Camavinga – francez dhe mesfushor difensiv i Stade Rennais (60 milionë euro); Sandro Tonali – italian dhe mesfushor difensiv i Brescia-s (32 milionë euro); Curtis Jones – anglez dhe mesfushor ofensiv i Liverpool (30 milionë euro); Jonathan Ikone – francez dhe mesfushor ofensiv i LOSC Lille (28 milionë euro).

Sulm

Callum Hudson-Odoi – anglez dhe sulmues i majtë i Chelsea (35 milionë euro); Amine Gouri – francez dhe qendër sulmues i OGC Nice (20 milionë euro); Francisco Trincao – portugez dhe sulmues i djathtë i Barcelona-s (25 milionë euro).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore