Kulturë

100 vjetori i lindjes së Leonardo Sciascia-s


Më 8 janar 1920, Leonardo Sciascia, u lind në Racalmuto, në mes të pandemisë së gripit spanjoll.

Libra të tillë si “Zhdukja e Majorana”, “Dita e bufës”, “Secilit të vetën” janë klasike të letërsisë italiane, duke e bërë Sciascia-n një nga më të preferuarit. Por sipas shumë studiuesve, vepra e tij ende nuk ka ndaluar së prekuri ndërgjegjen e italianëve.

Një shkrimtar i shkëlqyer, ky ishte mbi të gjitha Leonardo Sciascia. Një figurë e shquar e peizazhit intelektual të shekullit të njëzetë.

Nuk është për t’u habitur që Sciascia është një nga autorët e preferuar, sepse në shkrimet e tij qëndron i gjithë thelbi i asaj që ishte shekulli XX i Italisë.

Kujtojmë faktin se Sciascia ishte shkrimtari i parë që përdori fjalën “mafie”. Sot duket e pabesueshme, por një herë e një kohë, kjo fjalë nuk përdorej fare për shkak të frikës.

Meritë e tij e padiskutueshme për të qenë mbase shkrimtari i parë që u përball haptas me mafien, pasi “Il Giorno della Civetta” është vepra e parë letrare në të cilën tema e krimit të organizuar në Siçili trajtohet në mënyrë të qartë.

Homazhe do të ketë gjithashtu në TV, ku ai do të rimarrë profilin e tij si një narrator i aftë të parashikojë logjikën e pamëshirshme të krimit, si një intelektual i kthjellët, me një ndjenjë të thellë të drejtësisë, kundër çdo hipokrizie.

Përveç shkrimtar, ai ishte edhe një politikan këmbëngulës, i pakëndshëm, i vendosur të angazhohej personalisht për të ndriçuar komplotet e zeza të historisë.

Ky ishte Leonardo Sciascia, të cilit televizioni italian Rai po i kushton një orar të veçantë në rrjete dhe gazeta për të thelluar figurën dhe veprën e shkrimtarit të lindur në Racalmuto, në provincën e Agrigento.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore