Tanët

100 mijë euro për medaljen e artë të Distria Krasniqit


Distria Krasniqi sot ka shkruar historinë duke arritur medaljen e artë në Tokyo 2020.

Ajo u shpall kampione e kategorisë 48 kilogramë në Xhudo.

Në finalen e madhe, kundërshtare e saj ishte vendasja, Tonaki Funa.

Me rezultat 1-0, ajo arriti fitoren.

1-0 fitoi, por edhe 100 mijë tjera do t’i marrë, në euro.

Sikur Majlinda Kelmendi që u dhurua nga shteti me 100 mijë euro pas medaljës së artë në Rio 2016, të njëjtën shumë pritet të fitojë edhe Distria.

Ndërkohë, shpërblime mund të marrin edhe sportistët tjerë që arrijnë të sigurojnë medalje.

100 mijë euro është shpërblimi për medaljen e artë, 60 mijë për medaljen e argjendtë, kurse 40 për atë që siguron të bronztën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore