Sport

10 vite nga “show” i Balotelli-t kundër Gjermanisë (VIDEO)


Sot janë bërë 10 vite kur ish-sulmuesi i Italisë, Mario Balotelli, dhuroi spektakël në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian.

Balotelli shënoi dy gola në këtë ndeshje, duke mposhtur Gjermaninë me rezultat 2:1.

Të parin e shënoi me kokë në minutën e 20-të pas një krosemi të Antonio Cassano-s, derisa të dytin e shënoi 16 minuta më vonë, ku u bë viral në rrjetet sociale me mënyrën e festimit të tij.

Në hyrje të zonës, kur përballë kishte një super-portier si Manuel Nour, Balotelli lëshoi një goditje të fuqishme, e cila shkoi në cepin e portës së gjermanëve.

Gjermania arriti më pas ta ngushtojë epërsinë, por goli i shënuar nga Mesut Ozil në minutat shtesë të ndeshjes, ishte i vonshëm për të shpresuar kualifikimin në finale.

Megjithatë, Italia dështoi në finale, ku u shkatërrua nga Spanja me rezultat 4:0.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore