Lajme

10 të vdekur nga anija e humbur japoneze


Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një varkë turistike u zhduk në ishullin verior japonez të Hokkaido, thotë Roja Bregdetare e Japonisë.

Ata thonë se kërkimet po vazhdojnë në ujërat e ftohta për 16 të tjerë që ndodheshin në bordin e anijes Kazu 1.

Kontakti me varkën u humb pasi ajo tha se po merrte ujë në orën 13:15 me orën lokale (04:15 GMT) të shtunën.

Kazu 1 besohet të ketë qenë në një udhëtim tre-orësh rreth gadishullit Shiretoko.

Zona është një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe udhëtimet me varka janë të njohura për turistët që shpresojnë të shohin balenat dhe luanët e detit, si dhe arinjtë kafe në plazhet shkëmbore.

Sipas mediave japoneze, ekuipazhi arriti të sinjalizojë se anija po kthehej në një kënd 30 gradë dhe po fillonte të fundosej.

Anijet patrulluese dhe avionë policorë e ushtarakë u dërguan menjëherë për të gjetur mjetin lundrues. Në operacionin e kërkimit morën pjesë edhe anije peshkimi vendase.

Nga 26 në bord, dy ishin ekuipazhi dhe dy ishin fëmijë.

Raportet e mëparshme sugjeruan se disa njerëz u tërhoqën nga ujërat, por është e paqartë nëse ata janë në mesin e 10 viktimave të konfirmuara.

Valët në zonë kishin qenë të larta dhe barkat e peshkimit vendas me sa duket kishin vendosur të ktheheshin në port deri në mes të mëngjesit.

Sipas ekuipazhit të gjithë ata që ishin në bord kishin veshur jelek shpëtimi.

Temperaturat në zonë mund të ulen deri në 0 gardë Celsius (32F) kur bie nata.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore